Sonte është duke u zhvilluar derbi mes rivalëve të vjetër, Trepçës dhe Sigal Prishtinës, i vlefshëm për javën e dytë në Superligën e Kosovës.
Plestra “Minatori” është e stërmbushur si zakonisht, teksa të pranishëm janë edhe tifo-grupi “Torcida”, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë, tifozët besnikë të Trepçës parqitjen e tyre sonte e nisën me një protestë. Ata nuk kënduan fare gjatë çerekut të parë, teksa edhe “transparentin” e grupit e kanë shfaqur mbrapshtë.
Sipas njoftimit të lëshuar nga “Torcida”, ky veprim nga ana e tyre u ndërmor si shenjë proteste për arsye se Policia e Kosovës nuk ia lejoi të shfaqin një mesazh sonte, që lidhej me ngjarjet e javës së kaluara në veri të Mitrovicës.
Njoftimi i plotë nga “Torcida” (pa ndërhyrje):
“Pas ngjarjeve të fundit në vendin tonë dhe provokimeve të vazhdueshme nga tifogrupet qetnike , Torcida dhe të gjitha tifogrupet shqiptare këtë javë kanë vendosur të kundërpërgjigjen me aktivitete dhe simbolika të ndryshme kundër terrorit dhe provokimeve qetnike ,
Gjatë kësaj jave kemi përgaditur koreografinë me motive nënqmuese për leprat e shkjeve të cilët pësuan keq edhe kësaj radhe,
Policia e Kosovës, më sakt eprorët e stacionit Jug në mënyrë kategorike dhe kërcënime për arrestime dhe burgim të anëtarve tonë, si kurrë më parë aplikuan kontrollë të egër kundër nesh, dhe me dhunë larguan punimin tonë nga palestra,
Me këtë rast konsiderojm që ata nënqmuan edhe kolegun e tyre, tashmë heroin e Kosovës,
Për formën e arritjes së informatës tek Policia e Kosovës dhe përmbajtjen e koreorafis tashmë janë disa pista dhe jemi afër arritjes së zbulimit, prandaj sonte Torcida ka vendosur në shenjë proteste dhe pakënaqsie me masat rigoroze të policis në qerekun e parë të mos këndoj dhe të kthej transparentin kryesor mbrapsht gjatë gjithë ndeshjes, po ashtu për shkak të momenteve të rënda për vendin tonë inkurajojm qytetarët dhe anëtarët tanë të kenë mirkuptim për rivalin në parket dhe mos të shahën asnjëher,
Më posht punimi jonë
TORCIDA – MITROVICË”. /Gazeta Express/