Më 27 janar do të jepen çmimet për më të mirët e vitit 2024 në futbollin shqiptar dhe për suksesin e arritur në Europianin e fundit.
Në ceremoninë e organizuar nga FSHF dhe që do të transmetohet në Tv Klan do të dorëzohet “Topi i Artë” për meshkuj e femra, “Këpuca e artë”, “Arbitri i vitit”, “Trajneri i vitit”, talentet e vitit dhe formacioni më i mirë i votuar nga gazetarët sportivë.
Në këtë mbrëmje të konceptuar si spektakël do të ketë të ftuar specialë.
9 Çmimet që do jepen:
“Topi i Artë” 2024 djem “Topi i Artë” 2024 vajza “Këpuca e Artë” djem “Këpuca e Artë” vajza “Arbitri i Vitit” “Trajneri i Vitit” “Talenti i Vitit” vajza “Talenti i Vitit” djem “Formacioni i Vitit”