Topalli: Basha ka punuar prej kohësh për përjashtimin e Berishës, ka vepruar si ideri i Koresë së Veriut - Gazeta Express
string(102) "topalli-basha-ka-punuar-prej-kohesh-per-perjashtimin-e-berishes-ka-vepruar-si-ideri-i-korese-se-veriut"

Shqiperi

Gazeta Express

23/09/2021 14:20

Topalli: Basha ka punuar prej kohësh për përjashtimin e Berishës, ka vepruar si ideri i Koresë së Veriut

Shqiperi

Gazeta Express

23/09/2021 14:20

Jozefina Topalli, ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, njëherësh ish-kryetarja e Kuvendit ka deklaruar se kreu i PD Lulzim Basha ka punuar për përjashtimin e Sali Berishës.

“Nuk është i vështirë, është vendimi që e dëshironte më shumë se asgjë tjetër dhe prej kohësh punonte për atë”, tha Topalli në Euronews Albania.

Lexo Edhe:

Sipas Topallit, vendimi i Bashës është “irracional për nga pikëpamja politike” dhe e krahason me vendimet që merr lideri i Koresë së Veriut.

Ajo thotë se nisur nga rrjedhja e ngjarjeve, Basha ka dhënë dakordësinë për të gjitha zhvillimet që çuan në përjashtimin e Berishës.

E pyetur se si do të vepronte ajo po të ishte kryetare e PD, Topalli u përgjigj duke thënë se do të kishte dhënë dorëheqjen.

Kurrë nuk do të kisha marrë një vendim të paligjshëm. Isha tërheq, kisha shkuar në shtëpinë time”, deklaroi ish-deputetja e PD.