Topalaj e vazhdon eksperiencën te Ferizaj - Gazeta Express
string(41) "topalaj-e-vazhdon-eksperiencen-te-ferizaj"

Futboll

Gazeta Express

13/08/2025 16:05

Topalaj e vazhdon eksperiencën te Ferizaj

Futboll

Gazeta Express

13/08/2025 16:05

Ardit Topalaj do të vazhdojë të luajë tek FC Ferizaj.

Klubi kosovar ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashëkëpunimit me mbrojtësin, shkruan “Gazeta Express”.

Me këtë rast, Topalaj ka nënshkruar kontratë me ferizajasit deri në verën e vitit 2027, ndërsa ajo aktuale i skadonte tash.

FC Ferizaj ka mbetur i kënaqur me paraqitjet e lojtarit në sezonin e fundit, prandaj edhe kryesia e klubit pret që edhe në sezonin e ri ai të japë kontribut të rëndësishëm për klubin. /Gazeta Express