Top transferimet e kësaj vere në Superligën e Kosovës, detaje ekskluzive në "Favorit" - Gazeta Express
string(82) "top-transferimet-e-kesaj-vere-ne-superligen-e-kosoves-detaje-ekskluzive-ne-favorit"

Futboll

Gazeta Express

17/08/2025 22:22

Top transferimet e kësaj vere në Superligën e Kosovës, detaje ekskluzive në “Favorit”

Futboll

Gazeta Express

17/08/2025 22:22

Merkatoja verore në Superligën e Kosovës ka sjellë lëvizje të rëndësishme, duke forcuar ndjeshëm skuadrat elitare të futbollit kosovar. Emisioni “Favorit”, me ekspertin e statistikave, Bleron Ajeti, ka prezantuar listën e 10 transferimeve më të bujshme, bazuar në vlerën e tregut sipas Transfermarkt.

Në krye të listës renditet portieri Adnan Golubovic, i cili iu bashkua kampionit aktual FC Ballkani, me një vlerë prej 550 mijë eurosh. Pas tij, qëndron mesfushori mbrojtës Kushtrim Shabani, që kaloi te Llapi (450 mijë €), ndërsa podiumin e plotëson sulmuesi maqedonas Mario Ilievski, tani pjesë e Prishtinës (400 mijë €).

Gjilani ka bërë goditjen e madhe me Besart Krivanjeva (350 mijë €), ndërsa Drita e ka përforcuar mesfushën me Vesel Limajn. Në listë janë edhe emra interesantë si venezueliani Ronaldo Chacon (KF Drenica) dhe Valmir Veliu, i cili pas eksperiencës jashtë vendit është rikthyer te Prishtina.

Në “Top 10” hyjnë gjithashtu Hamdi Namani e Djordje Saletic (të dy te Prishtina), si dhe talenti Jakup Berisha, që ka firmosur me Ferizajn.