Top lista e top ngjarjeve – nga Prishtina, deri n’Pejë e Gjakovë - Gazeta Express
string(60) "top-lista-e-top-ngjarjeve-nga-prishtina-deri-npeje-e-gjakove"

Arte

Gazeta Express

09/03/2026 11:31

Top lista e top ngjarjeve – nga Prishtina, deri n’Pejë e Gjakovë

Arte

Gazeta Express

09/03/2026 11:31

Pranvera po troket në Prishtinë dhe qytetet përreth me një kalendar të pasun ngjarjesh kulturore. Ja lista Monday Marks me ngjarjet kryesore, përpiluar nga Suzanne Podcast.

Këtë javë mund ta nisni me ekspozitën e parë personale të artistes Laureta Hajrullahu në Galerinë Kombëtare. Në Bibliotekën Kombëtare prezantohet ekspozita e Anaïs Horn dhe Verena Walzl, e cila përmes xhudos dhe portreteve monumentale reflekton mbi butësinë si formë force. Në Pallatin e Rinisë, Baleti Kombëtar i Kosovës sjell “Terminal”, ndërsa në Gjakovë vjen premiera e komedisë “Thashethemet”, një rrëmujë sekretesh dhe situatash absurde që i shkojnë për shtat qytetit të hajgareve.

Përtej skenës, ka edhe shumë arsye për me dalë jashtë: në PaSipërFaqe organizohet një panair me libra të përdorur dhe një mini-ekspozitë me edicione të vjetra; në Hani i Dy Robertëve mbahet debati mbi marrëdhënien mes kulturës publike dhe asaj të pavarur; ndërsa Kino Armata hap një program dyditor për portretizimin e shqiptarëve dhe romëve në kinemanë jugosllave. 

Në Pejë shfaqet filmi klasik “Hiroshima mon Amour”, një histori e paharrueshme dashnie dhe kujtese, kurse në DefyThem një super-bend lokal i bën homazh Queens of the Stone Age me një natë stoner rock. Nëse s’keni kohë për libra, platforma “Libra me Zâ” ju fton t’i dëgjoni si audiolibra, ndërsa për ata që duan pak më shumë temperaturë pranverore, Tirana Street Party e “Ditës së Verës” premton muzikë dhe festë në mes të qytetit. 

Full house! Ishmenada dikah!

Advertisement
Advertisement
Advertisement