I shkurtë është ky muaj, por e gjatë është lista jonë e rekomandimeve javore nga platforma kulturore Suzanne, për ngjarjet kryesore të kulturës dhe artit nga Prishtina deri n’Tiranë. Listën e plotë e keni në këtë link.
Java kulturore vjen me mot të ftohtë (dimni s’po na lëshon), por me një program të larmishëm e të nxehtë në Prishtinë, Gjilan, Tiranë dhe Shkup, tu ja nisë me premiera kosovare e filmit Sirāt nga regjisori Oliver Laxe në Kino Armata, deri te debatet mbi zhvillimet kulturore në galerinë Hani i Dy Robertëve me pjesëmarrjen e Labinot Kelmendi, Shkëlzen Maliqi, Eliza Hoxha dhe Mehmet Behluli. Në qytet vazhdon edhe hajgarja e dëfrimi me stand-up në Miqt Pub, shkëmbimin e librave në Lavjerr’s Culture Cafe dhe muzikë elektronike me Vesa Shahini në Posht.
Në skenën teatrale, Teatri i Gjilanit sjell premierën “Gënjeshtra” nga Florian Zeller me regji të Ekrem Sopi, ndërsa në Teatri Shqiptar Shkup vjen “Rikardi III” nga William Shakespeare me regji të Kushtrim Bekteshi. Në Tiranë, Manuelle Gautrand mban open talk në Tulla Culture Center, ndërsa ekspozita “Duet” në Galeria e Artit Tiranë bashkon artistët Fani Zguro dhe Manuela García.
Javë me nga pak për gjithkon, gjithandej. Ishmenada!