Borë n’Brezovicë, diell n’Prishtinë, ngjarje gjithandej për javën e parë të marsit. Qe top lista Monday Marks nga podkasti Suzanne me krejt ngjarjet kryesore nga arti, kultura dhe aktivizmi qytetar, pavarësisht motit. Linku i listës së plotë është këtu.
Sërish erdhi marsi. Java e parë e marsit sjell një program të pasun kulturor në Prishtinë dhe Tiranë, ku arti, kujtesa historike dhe aktivizmi ndërthuren në ekspozita, teatër, muzikë dhe poezi. Në Galeria Qahili hapet ekspozita kolektive “36 Orë”, një homazh për rezistencën e familjes Jashari, ndërsa në ODA jepet premiera e shfaqjes “Nemesis”. Programi vazhdon me aktivitete poetike dhe feministe nga Artpolis, si dhe me mbrëmje muzikore JazzCats dhe hapje ekspozite në “Hajde” që eksploron temat e kolektivitetit, identitetit dhe kujtesës. Atmosfera e 8 Marsit reflektohet edhe në ngjarje komunitare dhe performanca publike (Ms Indefinite në sheshin Skenderbeu), përfshi flea market dhe aktivitetet kulturore në hapësira alternative publike si Termokiss.
Ndërkohë, agjenda shtrihet edhe në Tiranë me sesionin filmik të Ekrani i Artit me përzgjedhje nga Ars Electronica, si dhe një mbramje poetike nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë kushtume Pier Paolo Pasolini.
Një javë dedikume protestës, ndërgjegjësimit dhe aktivizmit me art e kulturë.