Vera po përfundon, shkolla po ja nis, moti po ftofet, ama Monday Marks po vazhdon me plot propozime se ku me shku, çka me pa, ku me pi raki e me këndu, e ku me vallëzu. Super top lista nga Suzanne Podcast, që emitohet në T7 çdo të dytën të premte.
Vera po na ikë prej durve si akullorja n’nxehtësinë e korrikut, po mos u mërzitni, shtatori po vjen me krejt arsenalin e eventeve që ju nxjerrin prej letargjisë verore.
Nëse doni teatër me peshë, Ferizaji prej 1 deri më 5 shtator e ka gati Festivalin e Teatrove me shfaqje e muzikë, e nëse doni raki, venë dhe qef, Rahoveci 5-7 shtator ju pret me Hardh Fest, rrush, verë, Tommy Cash e Aurela Gaçe. Në Prishtinë, Queer Festival më 6-7 shtator sjell ngjyra, diversitet dhe flea market, kurse Jazz Catz nis sezonin më 2 shtator me Ilir Bajrin e një jam session.
Për ata që duan me kcy, 7 shtatori sjell Street Party te Kafet e Vogla, nën qiellin e hapun. Ekspozita? Po, plot: Dion Zeqiri në Gjilan, Dastid Miluka në Tiranë, Made by Stern te Dudi’s Pub më 1 shtator.
Për barkun e shprazt dhe shpirtin inkuizitiv, 4 shtatori sjell Balkan Fusion Pop-up në Tutto Vino me shije ballkanike e muzikë nga DJ Jungle, ndërsa 6 shtatori pop-up shopin te Lavjerr’s me art, dizajn e hip hop nga DJ Tesa. E nëse doni pak det e koncept unik, 2-4 shtator, MOMAFAD në Gjirin e Vlorës kthen katundet, qytete antike e ishuj në muze për një ditë.
Pra, vera mbaron, ama agjenda po veç po nxehet.
Klikoni listën e plotë këtu: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-1-shtator