Top Channel shparndan disa foto të filmit ku luajnë Luizi dhe Olta - Gazeta Express
string(66) "top-channel-shparndan-disa-foto-te-filmit-ku-luajne-luizi-dhe-olta"

TV/Film

Gazeta Express

29/06/2023 20:29

Top Channel shparndan disa foto të filmit ku luajnë Luizi dhe Olta

TV/Film

Gazeta Express

29/06/2023 20:29

“Në kuadër të dashurisë” është filmi që është duke u xhiruar së fundi nga Top Channel

Ashtu siç është paralajmëruar filmi është një komedi dhe romancë ku Luizi dhe Olta janë personazhet kryesore, e që luajnë një çift që kanë probleme martesore.

Lexo Edhe:

Sipas asaj që ka postuar Top Channel, filmi flet për një çift të martuar prej vitesh që janë në buzë të ndarjes.

E ndërsa përgatitin letrat për shkurorëzim, një ftesë i’u vjen nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje. Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lënë Tiranën, e të nisen në Korçë, në këtë vizitë e cila bashkon familjet e të dyja palëve.

Pikërisht kjo vizitë do t’i tregojë atyre të vërteta të hidhura për veten dhe njerëzit e afërt duke bërë të ri-mendojnë edhe njëherë gjithçka.

Kujtojmë se pavarësisht se u tha se Olta ishte kryefjala pas Luizit e këtij Big Brother, realiteti qëndron ndryshe, pasi që pas Luizit personi që përflitet më së shumti në media është pikërisht e dashura e tij, tani bashkëshortja Kiara Tito.

Madje ka edhe personalitete të tjera nga ky Big Brother që janë më të përfolur se Olta, si Efi Dhëdhës por edhe Kejvina Kthella.

Megjithatë, do të jetë interesante që t’i shohim dy rivalë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, që tani do të vijnë si burrë dhe grua në një film që pritet të thyejë rekorde, më shumë për shkak të famës së madhe që gëzon Luiz Ejlli pas daljes nga shtëpia. /GazetaExpress/