Top 3 karakteristikat e mbështetura nga Inteligjenca Artificiale që adhurojmë tek Galaxy S24FE - Gazeta Express
string(94) "top-3-karakteristikat-e-mbeshtetura-nga-inteligjenca-artificiale-qe-adhurojme-tek-galaxy-s24fe"

Lajme

Gazeta Express

15/10/2024 15:00

Top 3 karakteristikat e mbështetura nga Inteligjenca Artificiale që adhurojmë tek Galaxy S24FE

Lajme

Gazeta Express

15/10/2024 15:00

Inteligjenca Artificiale po ndryshon me hapa galopantë shoqërinë dhe industritë dhe Samsung është pioner në integrimin e saj në pajisjet elektronike e jo vetëm. Smartfoni më i ri i gamës Fan Edition, Galaxy S24 FE i është shtuar së fundmi serisë Galaxy S24 dhe kjo përvojë premium i bën aftësitë e plota të AI të Galaxy të arritshme për më shumë përdorues. Tani të gjithë do të munden të përfitojnë nga inovacionet më të fundit në telefonat inteligjent të Samsung. Galaxy S24 FE ofron mjete premium të Galaxy AI dhe lidhje me ekosistemin për të përmirësuar komunikimin, produktivitetin dhe kreativitetin, të gjitha të mbledhura në një dizajn ikonik dhe të mbrojtura nga siguria e fuqishme Samsung Knox. Më poshtë do të listojmë tre top karakteristikat e mbështetura nga inteligjenca artificiale që ne i adhurojmë dhe shumë shpejt dhe ju.

Çlironi kreativitetin me kamerën dhe redaktimin e përmirësuar nga AI

Tre kamerat e e Galaxy S24 FE janë përmirësuar dhe fuqizuar akoma më shumë për ta bërë edhe më të lehtë shkrepjen e fotove dhe videove epike. Kamera premium me një lente të gjerë 50 MP dhe lente telefoto 8 MP me zmadhim optik 3X, lentja ultra e gjerë 12 MP dhe kamera selfie 10 MP do të jenë akoma më të fuqishme falë motorit dinamik ProVisual i Samsung, një motor kamerash i drejtuar nga AI që e çon cilësinë vizuale në lartësi të jashtëzakonshme. Duke bërë debutimin e tij në serinë FE, ProVisual Engine përmban teknologji jashtëzakonisht të përmirësuar që përdor algoritme të avancuara të AI për të ofruar detaje mbresëlënëse dhe tekstura jashtëzakonisht delikate.

Kur është koha për të redaktuar, veçoritë e Photo Assist u japin jetë ideve dhe është një nga karakteristikat tona të preferuara. Generative Edit ribashkon botën përmes aftësive të lëvizjes dhe heqjes së objekteve, duke lejuar më shumë liri krijuese. Portret Studio riimagjinon selfiet si vizatime, komike, piktura me bojëra uji ose skica për t’i shtuar hijeshi profileve në internet. Edit Suggestions fshin pa më të voglin mundim detajet që prishin foton tuaj dhe Instant Slow-mo i përjetëson çdo sekondë të momenteve të rëndësishme të jetës në një moment.

Komunikimi nuk ka qenë kurrë më parë kaq i lehtë falë inteligjencës artificiale

Galaxy S24 FE përfshin të njëjtën përvojë të avancuar të AI si seria Galaxy S24. E krijuar për të përmirësuar punën, për të thjeshtuar komunikimin dhe për të rritur lidhjen, Galaxy AI në S24 FE ofron mjete që hapin mundësi të reja. Kërkimi nuk ka qenë kurrë më i lehtë se kaq në një smartfonë të Fan Edition. Mjafton një shtypje e gjatë e butonit kryesor dhe rrethimit të objektit dhe menjëherë do të keni informacionin që kërkoni. Circle to Search është padyshim një nga opsionet tona të preferuara.

Interpreter është një tjetër karakteristikë e mbështetur nga Inteligjenca Artificiale që përkthen në çast bisedat, leksionet ose çdo lloj tjetër prezantimi, edhe kur nuk është i lidhur në internet. E për të plotësuar këtë karakteristikë Live Translate thyen barrierat e komunikimit në telefonata dhe tani po shtrihet në një përzgjedhje të aplikacioneve të njohura të palëve të treta. Të gjithë do të kenë mundësi të përkthejnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në disa nga gjuhët më të folura në planet. Live Translate gjithashtu po thyen barrierat e komunikimit në telefonata dhe tani po shtrihet në një përzgjedhje të aplikacioneve të njohura të palëve të treta.

Produktivitet edhe për ata që janë me nxitim dhe lëvizje gjatë gjithë kohës

Të qenët produktivë në ditët e sotme, është bërë paksa e vështirë, për shkak të ritmit frenetik të ditëve tona. Ndaj të pasurit një pajisje të fuqishme të zgjuar që na vjen në ndihmë është gjithmonë një avantazh. Composer është karakteristika tjetër që do t’ju shpëtojë nga çdo ngërç mendimesh kur ju duhen tekste të shkurtra gati për mailet tuaja ose ai përshkrimi që do të tërheqë vëmendjen e të gjithëve në rrjetet tuaja sociale. Composer gjeneron tekst të sugjeruar bazuar në fjalë kyçe të thjeshta për email dhe aplikacionet e mbështetura të mediave sociale. Dhe për të gjithë ata që janë të “mbingarkuar” nga punë çdo ditë të javës, Note Assist riorganizon procesin e marrjes së shënimeve dhe automatizon formatimin dhe përkthimin. Në Samsung Notes, mund të merrni transkriptimin, përkthimin dhe përmbledhjen e regjistrimeve zanore drejtpërdrejt. Tekstet në skedarët PDF gjithashtu mund të përkthehen dhe mbivendosen përmes PDF Overlay Translation.

Për më tepër, ju mund të përfitoni dhuratë pajisje të tjera Samsung, falë promocionit i cili zgjat nga data 4 tetor deri më 3 nëntor të vitit 2024 ose deri në mbarimin e stokut të dhuratës, ku për blerjet e një Galaxy S24 FE ose Galaxy S23 ose Galaxy S24 / S24+ ose Galaxy Z Flip6, ju do të merrni dhuratë një Galaxy Fit3 dhe Galaxy Buds3 Pro.

Advertisement
Advertisement
Advertisement