Disa futbolliste të njohura, përfshirë Megan Rapinoe dhe Alisha Lehmann, kanë folur hapur kohët e fundit për këtë çështje.
Të dhënat tregojnë qartë kontrastin e madh mes pagave të 10 futbollisteve më të paguara në botë krahasuar me homologët e tyre meshkuj.
UEFA Women’s Euro po zhvillohet aktualisht në Zvicër, ku yjet më të mëdha të futbollit të femrave, përfshirë fituesen e Topit të Artë 2024, Aitana Bonmatí, po shkëlqejnë.
Të martën, më 22 korrik, Anglia do të përballet me Italinë në një gjysmëfinale shumë të pritur në Lancy, ndërsa të mërkurën, më 23 korrik, Gjermania do të luajë kundër Spanjës në Zurich.
Por pavarësisht talentit të madh dhe të ardhurave gjithnjë e më të larta që po sjell futbolli i femrave, lojtarët ende fitojnë një pjesë të vogël të shumave që marrin futbollistët meshkuj.
Sigurisht, kjo nuk është një çështje e re. Për vite me radhë, ish-kapitenia e SHBA-ve, Megan Rapinoe, me 203 ndeshje me përfaqësuesen, ka qenë një nga zërat më të fortë për këtë temë, ndërsa ylli i Zvicrës dhe Juventusit, Alisha Lehmann, e tha hapur mendimin e saj në vitin 2024.
Në një intervistë për La Repubblica, ajo u shpreh:
“Unë nuk jam një yll, jam një person normal. Shkoj në shtëpi, gatuaj, bëj gjërat si të gjithë. Pas stërvitjes, shpesh i them Douglasit [Luiz]: ‘Nuk është e drejtë. Ne bëjmë të njëjtin profesion, por ai fiton njëqind mijë herë më shumë se unë.’
‘Kupa e Botës për Femra ishte ndoshta eventi i pestë më i ndjekur sportiv në botë. E pabesueshme, u ndoq më shumë se Super Bowl. Prandaj, nëse mendon pak, është e qartë që duhet të kemi të njëjtën pagesë, të paktën në nivel kombëtar.’”
Megjithëse është bërë përparim, siç ishte vendimi i Federatës Amerikane të Futbollit në vitin 2022 për pagë të barabartë mes ekipeve të burrave dhe grave, diferenca në shumë fusha të tjera mbetet shumë e theksuar.
Top 10 futbollistet më të paguara në botë (2024)
Sipas GiveMeSport, këto janë të ardhurat vjetore të tyre:
Aitana Bonmatí – 835,000 £
Alexia Putellas – 584,000 £
Sam Kerr – 449,000 £
Racheal Kundananji – 385,000 £
Keira Walsh – 382,000 £
Ada Hegerberg – 332,000 £
Marta – 322,000 £
Wendie Renard – 298,000 £
Christine Sinclair – 288,000 £
Trinity Rodman – 214,000 £
Po, krahasuar me pagat mesatare në vendet e tyre respektive, këto janë shifra të larta. Por, në raport me futbollistët meshkuj, janë të papërfillshme.
Top 10 futbollistët më të paguar në botë (prill 2025)
Përfshirë pagat dhe të ardhurat nga sponsorët:
Cristiano Ronaldo – 173 milion £
Lionel Messi – 110 milion £
Neymar – 95 milion £
Kylian Mbappe – 90 milion £
Karim Benzema – 85 milion £
Mohamed Salah – 70 milion £
Kevin De Bruyne – 50 milion £
Erling Haaland – 50 milion £
Robert Lewandowski – 45 milion £
Sadio Mane – 40 milion £
Ky kontrast vazhdon të nënvizojë pabarazinë e madhe që ekziston ende në botën e futbollit.