string(65) "tony-hall-per-gjykimin-e-ish-krereve-te-uck-se-ne-hage-padrejtesi"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2025 19:15

Tony Hall për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Padrejtësi

Lajme

Gazeta Express

25/05/2025 19:15

Ish-kongresisti amerikan, Tony Hall, në një intervistë ekskluzive për “Info Magazine” në Klan Kosova, tha se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është i padrejtë.

“Kjo është një prej situatave më të padrejta që kam parë ndonjëherë. Ajo në të cilën këta burra dhe familjet e tyre duhet të kalojnë më duket e padrejtë, mbajtja e tyre në burg për gati pesë vjet, ndërkohë procesi nuk ka përfunduar ende, është e gabuar”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ish-kongresmeni tha se popullin e Kosovës e do shumë, pasi sipas tij, është popull i mrekullueshëm, i guximshëm dhe inkurajues. Ai madje shton se populli i Kosovës nuk duhet të harrojë që ka miq shumë të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Më kujtohet lufta, më kujtohet që kam lexuar e dëgjuar për kohën e luftës dhe takimet me kosovarët që erdhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë vij nga një vend i njohur, Dayton Ohio, vend i marrëveshjes së paqes i para 30 viteve, ajo ujdi nuk i zgjodhi problemet e mëvonshme edhe në Kosovë, por jam në dijeni të të gjitha vështirëve që ndodhën. Populli i Kosovës është i mrekullueshëm, i guximshëm dhe inkurajues, i dua me të vërtetë, dua të iu them që ta ruani këtë shpirt të mrekullueshëm, mos harroni të luteni, edhe unë lutem, dhe mos harroni që keni miq shumë të mirë në SHBA”, u shpreh Hall.