Toni Kroos i jep këshillë Vinicius: “Ti je i madh, ndalo dramatizmin” - Gazeta Express
string(65) "toni-kroos-i-jep-keshille-vinicius-ti-je-i-madh-ndalo-dramatizmin"

Sport

Gazeta Express

19/11/2025 23:08

Toni Kroos i jep këshillë Vinicius: “Ti je i madh, ndalo dramatizmin”

Sport

Gazeta Express

19/11/2025 23:08

Toni Kroos ka folur hapur për ish-shokun e tij te Real Madrid, Vinicius Junior, duke zbuluar se shpesh e ndihmonte të ruante qetësinë gjatë ndeshjeve të vështira.

“Shpesh i thoja: ‘Vinicius, ti je shumë i mirë. Nuk të duhet gjithë kjo’. Sjellja e tij ndonjëherë ndikonte në skuadër, ndaj mundohesha ta qetësoja dhe ta mbaja të fokusuar,” rrëfeu Kroos, shkruan Gazeta Express.

Braziliani duket se ka mësuar nga këshillat, pasi pas incidentit me Xabi Alonso gjatë El Clasico ka treguar shenja qetësimi dhe nuk është ndikuar nga ofendimet e tifozëve në barazimin me Rayo Vallecano.

Real Madrid shpreson që Vinicius të vazhdojë këtë rrugë dhe të rikthehet në formën e tij më të mirë, duke ndihmuar ekipin drejt sukseseve. Kroos, me përvojën e tij, duket se do të mbetet një mbështetje kyçe për brazilianin. /GazetaExpress/