Tomë Gashi publikon “Fake news” për ambasadorin Hovenier, mori 65 shpërndarje dhe e fshiu - Gazeta Express
string(86) "tome-gashi-publikon-fake-news-per-ambasadorin-hovenier-mori-65-shperndarje-dhe-e-fshiu"

Lajme

Gazeta Express

17/11/2022 8:33

Tomë Gashi publikon “Fake news” për ambasadorin Hovenier, mori 65 shpërndarje dhe e fshiu

Lajme

Gazeta Express

17/11/2022 8:33

Avokati që bën tifo për Lëvizjen Vetëvendosje, Tomë Gashim, ka fshirë lajmin e rrem, pasi u bë ‘përrall me tupan’ në rrjetin social Facebook

Gashi dje gjatë ditës kishte shpërndarë në Facebook një lajm të rrem, kinse ambasadori amerikan kishte thënë:

Lexo Edhe:

“Opozita me shumë pajtohet me kërkesat që vine nga Beogradi se sa me vendimet e Qeverisë. Pra kështu na vështirësojnë edhe neve qëndrimet qe i kemi ndaj qeverisë”, është fotografi që përmban këtë citat e që në prapavi ka ambasadorin amerikan në Kosovë, Hovenier dhe në titull.

E sipas kësaj, këto veprime janë duke ia vështirësuar qëndrimet ambasadorit Hovenier, karshi Qeverisë Kurti.

Ndaj tij pati reagime të shumta se deklarata nuk është i vërtetë – duke bërë që Gashi ta fshijë postimin e tij.

Ndërsa, postimi dezinformues, për një orë kishte marrë gati 600 pëlqime, 65 shpërndarje e dhjetëra komente.