Tomë Gashi në “Kosova Live”: Familja Jashari nuk duhet të vihet në situata njollosjeje - Gazeta Express
string(82) "tome-gashi-ne-kosovalive-familja-jashari-nuk-duhet-te-vihet-ne-situata-njollosjeje"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 22:40

Tomë Gashi në “Kosova Live”: Familja Jashari nuk duhet të vihet në situata njollosjeje

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 22:40

Avokati Tome Gashi, i ftuar në emisionin “Kosova Live”, ka komentuar sot përmendjen e familjes Jashari dhe mundësinë që dikush prej antarëve të bëhet president i ardhshëm.

Ai theksoi se familja Jashari meriton respekt të përhershëm, duke shtuar se nuk do të duhej të vinte asnjëherë situata që ajo të përballet me njollosje apo komente negative.

“Unë prapë se prapë, meqë u përmend familja Jashari, në prizmin tim a e meriton dikush? Besoj që po. Mirëpo është thënë që ma mirë mos me ardhë në atë situatë, sidomos na të gjallët që jemi e që e kemi përjetu luftën dhe që sigurisht dihet për kontributin e familjes Jashari, që për së gjalli dikush me u njollos, sepse ne e dimë çfarë jemi.”

Tutje Gashi shtoj se familja Jashari juk duhetë vendoset në situata të tilla por të mbaj atë respekt që e meriton.

“Në momentin që dikush e merr një post, çfarëdo që të jetë, edhe nëse është i shenjtë, do të thotë që dikush tjetër ka me fillu me njollos. Dhe kjo do të thotë që nuk është në rregull, që për një familje tepër të respektuar të vihet në këtë pozitë që dikush jo vetëm të mos jetë i kënaqur, por edhe të thotë diçka dhe e humb faktikisht një pjesë të saj.

Ne të gjithë duam, deri sa të jemi gjallë, me majt në mend familjen Jashari për shkak të kontributit që kanë bo,” u shpreh Gashi në “Kosova Live”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement