Tomë Gashi kritikon mbrojtjen në Hagë: Kanë marrë mbi 4.2 milionë euro, s’dinë kurgjo për luftën e Kosovës
Lajme
Gazeta Express
08/05/2025 18:24
Avokati Tomë Gashi ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj ekipit mbrojtës të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë. Gjatë debatit në emisionin “Kosova Live” në T7, Gashi u shpreh i dëshpruar me punën e avokatëve të angazhuar nga Dhomat e Specializuara.
Sipas Gashit, mungesa e përkushtimit dhe e njohurive të thella për realitetin kosovar ka ndikuar drejtpërdrejt në mbrojtjen e dobët të të akuzuarve.