Tomë Gashi: Është paraqitur një person që ka njohuri për vrasjen e Astrit Deharit - Gazeta Express
string(80) "tome-gashi-eshte-paraqitur-nje-person-qe-ka-njohuri-per-vrasjen-e-astrit-deharit"

Gazeta Express

21/10/2020 13:07

Tomë Gashi: Është paraqitur një person që ka njohuri për vrasjen e Astrit Deharit

Gazeta Express

21/10/2020 13:07

Përfaqësuesi i familjes Dehari, Tomë Gashi, në një paraqitje me prindërit e Astrit Deharit tha se në zyrën e tij janë paraqitur edhe disa persona rreth rastit të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes. Ai tha se është paraqitur edhe një avokat i cili ka qenë prezent në ditën kritike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Ai ka deklaruar, po ashtu se ka qenë jashtëzakonisht i frikësuar që ka pasë gjëra jo të zakonshme”, tha Gashi, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai shtoi se është edhe një person tjetër që është paraqitur dhe që ka njohuri, sipas tij, të jashtëzakonshme rreth vrasjes së Astrit Deharit.

Gashi, po ashtu, shtoi se Prokuroria e ka mbajtur të fshehtë se dy javë më parë është bërë një rikonstruim i vendit ku ka ndodhur vrasja e Astrit Deharit.

Avni Dehari, babai aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, tha se janë bërë 4 vjet që nga vrasja e djalit të tij dhe, sipas tij, janë bërë shumë manipulime e prapaskena. /Express/

Ai thotë se kanë qenë të detyruar të kërkojnë drejtësi jashtë Kosovës. Ai thotë se prokurori që ka qenë në Prizren e ka zvarritur këtë punë. /Express/