Tomë Gashi: Ai deputet që ma sjell raportin e Williamsonit në zyrën time i ka shpërblim 10 mijë euro - Gazeta Express
string(101) "tome-gashi-ai-deputet-qe-ma-sjelle-raportin-e-williamsonit-ne-zyren-time-i-ka-shperblim-10-mije-euroo"

Tomë Gashi: Ai deputet që ma sjell raportin e Williamsonit në zyrën time i ka shpërblim 10 mijë euro

Lajme

Gazeta Express

02/12/2020 23:06

Avokati Tomë Gashi ka ofruar shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo deputet i cili ia dërgon raportin e Clint Williamsonit, për të cilin ai thotë se i ka dërguar në burg Hashim Thaçin dhe të tjerët.

Gashi në emisionin DTP te Fidani tha se asnjëri nga deputetët nuk e ka e as nuk e ka lexuar kurrë këtë raport.

Lexo Edhe:

“Raporti që i ka dërgu në burg Hashim Thaçin dhe të tjerët nuk është raporti i Dick Marty-t por është raporti i Clint Williamsionit, deputetët tanë nuk e kanë dhe nuk e kanë lexu kurrë. Ai deputet që e ka lexu dhe që e ka, le të ma bjen mu nesër në zyrën time në qendër të Prishtinës, unë s’po i jap shumë pare veç 10 mijë euro po Ia jap. Ama jo me postë, vetë me e pru”, tha Gashi./Express/