Tomas Szunyog: Nëse Kosova dhe Serbia negociojnë seriozisht, marrëveshja mund të arrihet brenda ca muajsh - Gazeta Express
string(103) "tomas-szunyog-nese-kosova-dhe-serbia-negociojne-seriozisht-marreveshja-mund-te-arrihet-brenda-ca-muajsh"

Tomas Szunyog: Nëse Kosova dhe Serbia negociojnë seriozisht, marrëveshja mund të arrihet brenda ca muajsh

Gazeta Express

08/04/2021 22:14

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomaz Szunyog, ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai beson se marrëveshja mes dy vendeve mund të arrihet brenda ca muajve, nëse të dy palët negociojnë me seriozitet.

Lexo Edhe:

“Do të doja të nënvizoja që ky është proces që i përket Beogradit dhe Prishtinës. Pra i takon të dy palëve të vendosin si të negociojnë, çfarë të negociojnë dhe sa shpejt të negociojnë.

Ne në BE jemi thjesht lehtësues të këtij dialogu. Ne besojmë që mundemi të arrijmë relativisht shpejt në marrëveshjen gjithëpërfshirëse, ligjërisht obligative që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura.

Varet nga dy palët.  Mund të bëhet brenda ca muajsh, sigurisht jo 10 vjet. Por, varet nga gatishmëria, vullneti e përgatitja e dy palëve.

Kjo komplikohet edhe më tutje me ndërrimin e qeverive e zgjedhjet e tjera. Por, gjithsesi në kuadrin që kemi tani, është diçka që mund të arrihet brenda muajsh, nëse dyja parët janë vërtet të gatshme dhe të negociojnë seriozisht”, tha Szunyog në Rubikon. /Express/