Tom Hanks pyetet kush është aktori më i madh në botë, përgjigja ndoshta nuk do t’ju befasojë - Gazeta Express
string(90) "tom-hanks-pyetet-kush-eshte-aktori-me-i-madh-ne-bote-pergjigja-ndoshta-nuk-do-tju-befasoje"

TV/Film

Gazeta Express

10/12/2021 16:40

Tom Hanks pyetet kush është aktori më i madh në botë, përgjigja ndoshta nuk do t’ju befasojë

TV/Film

Gazeta Express

10/12/2021 16:40

Nuk është diçka kontraverse të thuash se Tom Hanks është ndër aktorët më të mëdhenj të gjallë. Për talentin e tij flasin çmimet shumta. Qysh nga koha kur ka fituar çmimin e parë Oscar për filmin Filadelfia, ishte e qartë se Hanks është thjeshtë i shkëlqyeshëm, por kur ai rikujton këtë film, nuk mundet pa e përmendur Denzel Washingtonin.

Para shfaqjes së filmit të dramës së Shekspirit “ Tragjedia e Makbethit” me skenar dhe regji Joel Cohen, ku luan Washington, Hanks ka ftreguar se çfarë ka mësuar duke parë aktrimin e Denzel Ëashingtonit, e kur ky vetëm ka qëndruar i ulur afër tij. këtë eksperiencë Hanks e ka quajtur ligjëratë aktrimi.

Lexo Edhe:

“ Vetëm kam ndenjur afër tij për tre javë duke e xhiruar një proces gjyqësor. Nuk kam pasur dialog. Kjo ishte një ligjëratë aktrimi. Ai nuk ndjek asnjë rregull, por e ndjek momentin. Skena një me një me të është e lojë e vështirë, ai ju nxit të jeni në rrjedh dhe të bëni më shumë” ka thënë Hanks.

Filadelfia është një film që ka në qendër protagonistën që e luan Hanks, i cili paditë punëdhënësin pasi e largon nga puna vetëm që është homoseksual dhe i infektuar me HIV.

Washington ndërkaq luan avokatin që lufton në emër të tij. Hanks është ai që e ka fituar Oscarin për filmin Filadelfia, por thotë se ka mësuar shumë duke punuar me Denzel Ëashingtonin, vetëm duke e shikuar lojën e tij. Hanks ka shkuar tutje duke e quajtur Denzel Washingtonin aktorin më të madh të kohës tonë duke e krahasuar me Marlon Brandon, Lawrence Olivier “Ai është Brando, Nicholsoni, Olivier’i ynë” ka thënë Hanks.