Tom Hanks kritikon filmat e Da Vinci Code: Luajta në ta për para - Gazeta Express
string(63) "tom-hanks-kritikon-filmat-e-da-vinci-code-luajta-ne-ta-per-para"

Tom Hanks kritikon filmat e Da Vinci Code: Luajta në ta për para

TV/Film

Gazeta Express

13/06/2022 20:38

Tom Hanks ka qenë kritik për filmat e tij të Da Vinci Code ku ka thënë dhe ka pranuar se ai ka luajtur në ta për para.

“I ndërrova pantallonat para Monalizës”, ka thënë ai në një intervistë të tij të dhënë kohëve të fundit.

Lexo Edhe:

Tom Hanks ka pranuar në një intervistë për New York Times se filmat e popullarizuar për Da Vinci Code ishin një “farsë”.

Hanks i ka quajtur tregimet e këtyre filmave “aq të ngjashme sa filmat e James Bond që janë për spiunazhin”.

Hanks (65) luan rolin e profesorit të simbologjisë për religjionin me emrin Robert Langdon, që është një film trilogji mister që ka gjeneruar më shumë se një miliard dollarë.

“I ndërrova pantallonat para Monalizës! Ata ma sollën një torte në Salonin e Madh! Kush mund ta këtë këtë përvojë?”.

Hanks ka treguar se ai e pranoi rolin për shkak të “fitimeve komerciale” që do të thotë se ai e bëri këtë për para.

Llogaritet që Hanks ka fituar nga 18-25 milionë dollarë për filmat; The Da Vinci Code më 2006, Angels & Demons më 2009 dhe Inferno më 2016. /GazetaExpress/