Tom Hanks dhe gruaja e tij zyrtarisht qytetarë të Greqisë - Gazeta Express
string(57) "tom-hanks-dhe-gruaja-e-tij-zyrtarisht-qytetare-te-greqise"

Tom Hanks dhe gruaja e tij zyrtarisht qytetarë të Greqisë

Gazeta Express

28/07/2020 11:43

Tom Hanks dhe gruaja e tij, Rita Wilson, tani janë zyrtarisht qytetarë të Greqisë.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ndau një fotografi në Instagram me bashkëshorten e tij, Mareva Grabowski-Mitsotaki në një takim me Hanks dhe Wilson, të cilët po mbanin pasaportat e tyre të reja greke.

Lexo Edhe:

“Rita Wilson dhe Tom Hanks tani janë qytetarë krenarë grekë”, shkroi ai.

View this post on Instagram

@ritawilson @tomhanks are now proud Greek citizens! ???

A post shared by Kyriakos Mitsotakis (@kyriakos_) on

Hanks është një besimtar i konvertuar i Kishës Ortodokse Greke dhe Wilson ka prejardhje nga Greqia. Dyshja shpesh e kanë bërë të ditur dashurinë që ata ndajnë për vendin evropian.

Ata kanë vizituar Greqinë për vite me radhë, shpesh duke kaluar pushimet aty gjatë muajve të verës.

Thuhet se ata gjithashtu kanë edhe pronë në këtë vend, duke përfshirë një shtëpi në njërin nga ishujt grek./Gazeta Express/