Fituesi i Oskarit, ylli i Hollywoodit Tom Hanks dhe gruaja e tij aktorja Rita Wilson, janë liruar nga spitali pasi që janë trajtuar nga Covid-19 por do të qëndrojnë në karantinë në Australi
Ylli i Hollwoodit Tom Hanks dhe gruaja e tij, aktorja Rita Wilson janë liruar nga spitali pasi janë trajtuar nga koronavirusi.
Çifti e kanë kaluar trajtimin nga ky virus në Australi pasi që rezultuan pozitiv në teste për Covid-19.
Tom kishte shkuar atje për të luajtur rolin e tij të kolonelit Tom Parker në filmin ende pa titull për biografinë e Elvis Presley kur ai dhe Rita kishin simptomat e para të tij.
Tani, sipas People, çifti janë liruar nga spitali i Queensland” dhe do të qëndrojnë në karantinë dhe të pushojnë në shtëpinë që e kanë marrë me qira në këtë vend. /GazetaExpress/