Kreu i PSD Tom Doshi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Në dalje nga prokuroria ai deklaroi se është thirrur për një takim që ka zhvilluar me një person gjatë zgjedhjeve të 2023 në Rrogozhinë.
“Është normale të na thërrasë Prokuroria. Kam bërë një takim në Rrogozhinë unë dhe personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Kaq”, ka thënë ai.
Ai iu është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve në lidhje me debatet e fundit për SPAK, por ka theksuar se e mbështet reformën në drejtësi.
“Asnjëherë. E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tanë edhe sot, edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK”, deklaroi Doshi.