Tom Brady dhe Gisele Bündchen, mbesin shpirta binjak për ditëlindjen e djalit të tyre - Gazeta Express
string(84) "tom-brady-dhe-gisele-bundchen-mbesin-shpirta-binjak-per-ditelindjen-e-djalit-te-tyre"

Sporte tjera

Gazeta Express

09/12/2022 12:19

Tom Brady dhe Gisele Bündchen, mbesin shpirta binjak për ditëlindjen e djalit të tyre

Sporte tjera

Gazeta Express

09/12/2022 12:19

Pavarësisht së ata janë shkurorëzuar, ragbisti dhe modelja kanë treguar shumë dashuri së bashku për fëmijën e tyre të parë

Nuk ka dyshim se kur bëjmë ndonjë bilanc, pavarësisht shkurorëzimit të tij, të dy, si qendërmbrojtësi i skuadrës Tampa Bay Buccaneers , Tom Brady dhe modelja braziliane Gisele Bündchen do të bien dakord që 13 vite sa ata qëndruan të bashkuar kanë qenë vitet më të mira të jetës së tyre si në aspektin personal ashtu edhe profesional dhe pikërisht si dy qenie njerëzore ata kanë një gjë të përbashkët që është djali i tyre Benjamin, i cili mbush 13 vite sot.

Lexo Edhe:

Kjo është arsyeja se pse si shtatë herë fituesi i Super Bowl dhe ish engjëlli i “Victoria Secret” e kanë uruar atë me mesazhe në llogaritë e tyre respektive në Instagram si tinejxheri i ri në familje dhe çfarë është më e rëndësishmja mesazhet e tyre ishin jashtëzakonisht të njëjta, aq sa duket se ata ranë dakord për t’i bërë publik ata.

Mesazhet e Tom Brady dhe Gisele Bundchen për Benjaminin

“Urime ditë lindja e 13 tinejxherit më të ri. Ti je aq special dhe aq i dashur. Nuk ka dhuratë më të madhe së sa unë të jem baba i jot. Ne të duam shumë, Benny”, ka shkruar Brady.

“Ne kemi një tinejxher të ri në shtëpi! Urime ditëlindja engjëlli im i ëmbël! Jam shumë krenare për urtësinë, dashurinë dhe trimërinë e një djali të ri si ti. Faleminderit që sjell kaq shumë lumturi në jetën tonë. Ne të duam shumë”, ka shkruar Gisele.

TB12 ka treguar vazhdimisht se ka vuajtur shumë për shkak të kohës që atij i është dashur të investojë në karrierën e tij, si rezultat, ai nuk ka arritur që të jetë shumë kohë me tre fëmijët e tij, 15 vjeçarin Jack, të cilin ai e ka me ish të dashurën e tij Bridger Maynahan,  të porsapërmendurin Benjamin, i cili mbushi 13 vjet dhe vajzën e vogël Vivian, e cila mbushi 10 vjet të hënën e fundit.

Pas kësaj kohe me familje, Brady do të fokusohet në ndeshjen e tij të radhës, që është të dielën e 11 dhjetorit ata do ta vizitojnë San Francisco 49ers në xhiron e 14 të NFL, ku Tampa Bay është lider në NFC South me rekord 6-6. /GazetaExpress/