Tokio 2020 me spektatorë, aprovohet prania e 10 mijë tifozëve - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

21/06/2021 14:30

Tokio 2020 me spektatorë, aprovohet prania e 10 mijë tifozëve

Sporte tjera

Gazeta Express

21/06/2021 14:30

Tokio po bëhet gati të presë Lojërat Olimpike, që do të zhvillohen nga data 23 korrik deri më 8 gusht, teksa Komiteti Organizativ i tyre ka marrë më në fund një vendim mjaft të rëndësishëm, që lidhet me praninë e publikut.

Kështu pasi u vendos që të mos lejohej asnjë tifoz jo japonez, ky Komitet aprovoi dje zyrtarisht praninë e një maksimumi prej 10 mijë tifozësh në çdo event të Lojërave Olimpike.

Vendimi është marrë në një mbledhje online, ku ishin të pranishëm Kreu i Komitetit Olimpik Thomas Bach, guvernatorja e Tokios, Yuriko Koike dhe ministrja e sporteve Tamayo Marukawa.

Sipas vendimit, tifozët nuk do të lejohet të ekzaltohen e festojnë në tribuna, janë të detyruar të mbajnë gjatë gjithë kohës maskë dhe menjëherë pasi të dalin nga impiantet sportive, duhet të shkojnë në Shqipëri.