“Tokëgërvishtësi” për t’i shpëtuar apokalipsit - Gazeta Express
string(43) "tokegervishtesi-per-ti-shpetuar-apokalipsit"

Gazeta Express

10/07/2020 1:21

“Tokëgërvishtësi” për t’i shpëtuar apokalipsit

Gazeta Express

10/07/2020 1:21

Një bunker superluksoz për t’i shpëtuar apokalipsit. Me 14 kate nëntokë, struktura është ndërtuar në Shtetet e Bashkuara, rreth 450 kilometra larg Kansas Sitit. Me një çmim prej 1,5 milionë dollarësh mund të blesh një apartament (gjysmë kati), por ka edhe kosto të tjera prej 2500 $ në muaj për mirëmbajtjen.

Kompleksi gjithashtu ka një pishinë, sauna, kinema, poligon qitjeje, bar, shërbim shëndetësor dhe madje një shkollë për fëmijët që nuk duan të humbin mësimin.

Lexo Edhe:

Bunkeri prej betoni në fakt u krijua gjatë Luftës së Ftohtë, në fund të viteve 1940, por përgjatë viteve është përmirësuar nga frika e një lufte bërthamore të mundshme mes fuqive të mëdha. Sot, struktura mund t’i mbijetojë një bomba bërthamore me fuqi 12 kiloton që mund të shpërthejë 1 kilometër larg. Godina ka disa burime energjie, përfshi edhe turbina ere të montuara në sipërfaqe.

Nëse vërtet ndodh një luftë e tillë, njerëzit brenda godinës do të duhet të presin pesë vite pas shpërthimit të bombës për të dalë jashtë.