Todiq pretendon se Hetemi dëshiron të dalë nga objekti i Komunës "por s'po e lënë nga Prishtina" - Gazeta Express
string(93) "todiq-pretendon-se-hetemi-deshiron-te-dale-nga-objekti-i-komunes-por-spo-e-lene-nga-prishtina"

Todiq pretendon se Hetemi dëshiron të dalë nga objekti i Komunës “por s’po e lënë nga Prishtina”

Lajme

Gazeta Express

01/06/2023 16:32

Ish-kryetari i Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq, ka qëndruar sot në afërsi të objektit të Komunës ku edhe është parë teksa zhvillon edhe një bisedë më përfaqëuesit e KFOR-it brenda zonës së sigurisë.

Pas përfundimit të këtij takimi, Todiq ka thënë se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushje të kërkesave të tyre.

Lexo Edhe:

Ai ka folur edhe për kryetarin e ri të Komunës së Leposaviqit, Lulëzim Hetemi, i cili ka më shumë se tre ditë që gjendet brenda objetkit të Komunës dhe s’ka dalë nga aty.

Siç ka pretenduar Todiq, Hetemi dëshiron të largohet nga objekti i Komunës, por siç thotë ai “nuk po e lejon dikush nga Prishtina”.

“Ai dëshiron të largohet nga objekti I Komunës, megjithatë dikush nga qendra, Prishtina nuk po e lejon. Ai thotë se po qëndron aty meqë nuk po e lejon populli të dal nga objekti, megjihtaët ai kurdo që dëshiron të dalë është i lirë”, ka thënë Todiq.

I pyetur se kush nuk po e lejon të dalë nga objekti i Komunës, Todiq ka thënë se për këtë duhet pyetur në Prishtinë ose përfaqësuesit e KFOR-it./Express/