Todd Boehly “mbyll librin e çeqeve” të Chelsea – nuk ka më transfere - Gazeta Express
string(64) "todd-boehly-mbyll-librin-e-ceqeve-te-chelsea-nuk-ka-me-transfere"

Futboll

Gazeta Express

18/08/2025 17:39

Todd Boehly “mbyll librin e çeqeve” të Chelsea – nuk ka më transfere

Futboll

Gazeta Express

18/08/2025 17:39

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, është njoftuar se “libri i çeqeve është mbyllur” për blerje të reja – sipas një raporti të ri.

Para barazimit 0-0 të Bluve ndaj Crystal Palace të dielën, Maresca theksoi nevojën për të gjetur zëvendësim në qendër të mbrojtjes pas dëmtimit të rëndë të ligamentit të gjurit (ACL) të Levi Colwill.

Megjithëse Chelsea ka në dispozicion Tosin Adarabioyo, Benoit Badiashile dhe të riun Josh Acheampong, Maresca publikisht ka kërkuar që pronarët të hyjnë sërish në merkato për të siguruar një qendërmbrojtës tjetër.

“Klubi e di saktësisht çfarë mendoj. Besoj që kemi nevojë për një qendërmbrojtës. Po shikojmë edhe për një zgjidhje të brendshme, por siç thashë, klubi e di shumë mirë çfarë mendoj unë,” – u shpreh Maresca.

Këto deklarata erdhën pavarësisht se Chelsea aktualisht ka 10 mbrojtës në skuadër, prej të cilëve nëntë mund të luajnë në qendër të mbrojtjes – përfshirë Jorrel Hato, i cili u transferua nga Ajax muajin e kaluar.

Sipas Mail Online, drejtuesit e klubit nuk janë dakord me Maresca-n dhe i kanë bërë të qartë se s’do të ketë më blerje për qendërmbrojtës – duke i kërkuar atij të gjejë një zgjidhje të brendshme.

Debutimi i Acheampong

Në ndeshjen kundër Crystal Palace, Josh Acheampong u aktivizua titullar në qendër të mbrojtjes, duke u bërë lojtari i dytë më i ri që ka nisur si titullar një sezon të Premier League për Chelsean, pas Glen Johnson në vitin 2003-04.

Maresca: “Colwill është kyç për mënyrën tonë të lojës”

Javën e kaluar, Maresca e cilësoi Colwill-in të pazëvendësueshëm për mënyrën taktike të skuadrës:

“Kur ndërtojmë, ndërtojmë me Levin në qendër. Vitin e kaluar luajtëm 64 ndeshje dhe në të gjitha kishim ose Levin, ose Tosin në atë rol. Tani që Levi mungon, vetëm Tosin mund ta bëjë mirë këtë punë. Por ne kemi Premier League, Champions League… këta lojtarë duhen të jenë të gatshëm. Të tjerët mund të përshtaten, por është ndryshe. Hato është i ri, nuk ka luajtur kurrë në atë pozicion me Ajax-in. Edhe Fofana dhe Badiashile kanë probleme lëndimesh. Ky rol në mes është shumë, shumë i rëndësishëm për mënyrën time të lojës. Kjo është arsyeja pse klubi e di saktësisht çfarë mendoj unë për qendërmbrojtësit.” /GazetaExpress/