“TNT” u anulua, Trajkovski nuk ndihej mirë - Gazeta Express
string(39) "tnt-u-anulua-trajkovski-nuk-ndihej-mire"

“TNT” u anulua, Trajkovski nuk ndihej mirë

Gazeta Express

15/01/2020 16:45

Pas paralajmërimeve se policia do ta sjellë në sallën e gjyqit, Toni Trajkovski sot vetë erdhi në gjykimin për rastin “TNT”. Ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, për dallim të pretendimeve të djeshëm nga avokati i tij se nëse vjen në gjykatë i pa thirru, bën lëshim procedural, vendosi të ulet në bankën e të akuzuarve.

Por gjykim nuk pati. U shty edhe sot për shkak të shëndetit të përkeqësuar të Trajkovskit, i cili siguroi dokumentacion mjekësor nga neuropsikiatrja Viktorija Vujoviq.

Lexo Edhe:

Që nga rrahja e Tonit, ai ka pasoja shëndetësore. Ka diagnozë nga mjekët që nuk do të doja ta komentoja, nuk është e udhës, por rekomandojnë pushim, se nuk mund të marrë pjesë në gjykim pesëmbëdhjetë ditë”-pohoi Jovica Strashevski, avokat.

Trajkovski dhe Strashevski dolën së bashku nga Gjykata. Avokati i tij e ndihmoi të ulet në stol përpara gjykatës, ndërsa ai dha deklaratë për mediat. Më parë, gjykata hodhi poshtë propozimin e prokurorisë që Trajkovski të gjykohet ndaras, për çka ashpër reagoi mbrojtja e të gjithë të pandehurve.

Nuk mund të ndahet sepse vetë prokuroria, vetë aktakuza është një zinxhir i lidhjes, mes të pandehurit të parë dhe të fundit, ku i pari e ka nxitur të dytin, i dyti të tretin, i treti të tjetër dhe është një zinxhir i lidhur, ku procedura nuk mund të ndahet”-theksoi Jovica Strashevski, avokat.

Gjykimi për TNT u shty deri të hënën tjetër. Seancat dëgjimore për këtë rast janë shtyrë disa herë për shkak të Trjakovskit. Ai u rrah para Vitit të Ri dhe nuk kishte gjykime. Për shkak të kësaj, i skadoi mandati porotës dhe procesi duhet të fillojë nga fillimi pas dy vitesh gjykim.