TMZ: Kim Kardashian dorëzon dosjen e shkurorëzimit nga Kanye West - Gazeta Express
string(64) "tmz-kim-kardashian-dorezon-dosjen-e-shkurorezimit-nga-kanye-west"

Yjet

Gazeta Express

19/02/2021 23:16

TMZ: Kim Kardashian dorëzon dosjen e shkurorëzimit nga Kanye West

Yjet

Gazeta Express

19/02/2021 23:16

Kim Kardashian e ka dorëzuar dosjen e shkurorëzimit nga Kanye West pas shtatë viteve martesë, por burimet e TMZ shkruajnë se kjo dosje paraqet një shkurorëzim në paqe në mes të çiftit

Kim ka kërkuar një kujdestari të përbashkët për katër fëmijët e çiftit. Burimet, që janë shumë të afërta me Kim dhe West, thonë se Kanye është pajtuar që të këtë kujdestari të përbashkët dhe këtij burimi i është thënë se Kim dhe Kanye janë të përkushtuar që ta ndajnë prindërimin e fëmijëve se bashku.

Lexo Edhe:

Ka pasur një kontratë paramartesore për këtë dhe asnjë palë nuk e konteston. Në fakt, burimet thonë se ata tashmë janë pajtuar që të arrin një marrëveshje edhe për pronat e tyre të përbashkëta, edhe pse ende ka probleme për këtë.

Dokumentet, që thuhet i janë dorëzuar Laura Wasserit, nuk e tregojnë datën e ndarjes se tyre …por janë renditur detyrat që do të përcaktohen. Data është pothuajse irelevante për shkak se ndarja është e mirë- përshkruar në kontratën paramartesore, transmeton GazetaExpress.

Çifti fillojë që të kishin probleme gjatë gjysmës së dytë të vitit 2020, e që fillojnë prej momentit kur West i hynë garës për president më 4 korrik dhe katër javë më vonë ai ka një fushatë të tmerrshme në Karolinën e Jugut. Në këtë pikë, Kanye i mërzitur flet për një debat të ashpër që kishte pasur me Kim… abortimin e fëmijës së parë të tyre, që e kishte refuzuar gruaja e tij.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Kanye bëri edhe një goditje kundrejt familjes Kardashian/Jenner në Twitter, kurse në një pikë ju referua Kris Jennerit (nënës së Kim) si “Kris Jong-Un”, duke ju referuar diktatorit të Koresë Veriore.

Disa burime shumë të afërta me Kim, i kanë thënë TMZ se Kim ishte gati që ta falte shpërthimin e Kanye, nëse ai nuk e kishte seriozisht atë që thoshte. Por, mandej ajo u ndie tepër keq dhe e vërtetoi që ai i kishte thënë më të vërtetë këto gjëra.

Situata u bë edhe më e komplikuar kur çifti filluan të jetojnë të ndarë për disa muaj. Ai kalonte më shumë kohë në Wyoming derisa ajo rrinte në Calabasas me fëmijët. Problemi? TMZ-së i është thënë se nuk ishte problem i diskutueshëm apo i shëmtuar … por kryesisht ishin dallimet e tyre për stilin e tyre të jetës dhe bindjet politike.

Megjithatë, ata bën një pushim familjar në fund të vitit, për t’u përpjekur që të ripajtohen…para kësaj, Kim ateroi në Wyoming derisa ishte tepër emocionale në një takim ballë për ballë me Kanye prej që ky i fundit i kishte dhënë fund fushatës së tij.

Kim dhe Kanye u takuan në fund të dekadës së parë të vitit 2000 kur për herë të parë ajo ishte paraqitur në emisionin e saj “Keeping up with the Kardashian”, në një episod të vitit 2010 kur ai kishte vizituar shitoren e Kourtney DASH në NYC, motrës së Kim. Kim në atë kohë ishte në lidhje me Kris Humphries. Kanye do t’ja shprehte dashurinë Kimit më 2012 me këngën e tij “Cold”. Këtu ata filluan lidhjen e tyre.

Kim lindi North West në qershor të vitit 2013 para se Kim dhe Kanye të martoheshin në Itali në maj të vitit 2014. Kim dhe Kanye kanë katër fëmijë së bashku… North, Chicago, Pslam dhe Saint.

Kjo është hera e tretë që Kim shkurorëzohet me një burrë. Më parë ajo ishte e martuar me producentin muzikor Damon Thomas me të cilin u nda më 2004. Pastaj ajo u martua me Kris Humphries në gusht të 2011 por u shkurorëzua më të pas 72 dite. Kjo është hera e parë që Kanye shkurorëzohet më dikë. /GazetaExpress/