“Tmerrohem nëse e dënojnë Thaçin”, Rubin me akuza për Specialen - Gazeta Express
string(60) "tmerrohem-nese-e-denojne-thacin-rubin-me-akuza-per-specialen"

Lajme

Gazeta Express

21/09/2025 7:03

“Tmerrohem nëse e dënojnë Thaçin”, Rubin me akuza për Specialen

Lajme

Gazeta Express

21/09/2025 7:03

Ish-diplomati amerikan, James Rubin ka thënë se do të tmerrohej po të dënohej nga Haga, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Mendoj se gjykata do të bënte vetë një dëm shumë të madh ndaj të drejtës ndërkombëtare sepse kur punoja për Madeleine Albright, kur e kishim  themeluar Tribunalin për krime të luftës, në vitin 1993, të parin, ideja ishte që të caktohej faji individual, E jo të fajësohej bashkërisht njëra palë ose tjetra”.

“Kjo është tash ajo që po ndodhë, të fajësohen Hashim Thaçi dhe liderët e tjerë të UÇK për gjërat që nuk kanë ditur dhe nuk mund të ishin përgjegjës, do të ishte fajësim kolektiv i shqiptarëve, kështu do të rritej dhuna. Andaj, duhet gjetur kryesit dhe të dënohen ata, ky është edhe qëllimi i sundimit të ligjit dhe këtyre tribunaleve”, tha Rubin në Klan.

Ai mes tjerash deklaroi se kjo është edhe arsyeja që beson se ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, sipas tij të mos dënohen.