U prezantuan si policë të Kosovës dhe i ndaluan makinat, kush janë dy burrat që ranë në pranga për mashtrim - Gazeta Express
string(106) "u-prezantuan-si-police-te-kosoves-dhe-i-ndaluan-makinat-kush-jane-dy-burrat-qe-rane-ne-pranga-per-mashtrim"

Lajme

Gazeta Express

09/01/2024 9:33

U prezantuan si policë të Kosovës dhe i ndaluan makinat, kush janë dy burrat që ranë në pranga për mashtrim

Lajme

Gazeta Express

09/01/2024 9:33

Dy persona që po dyshohen se janë prezantuar rrejshëm si zyrtarë policorë dhe kanë ndalur një veturë për kontroll në fshatin Mramor kanë rënë në prangat e Policisë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se dy të dyshuarit janë Adil Gashi – i cili ka përfunduar në ndalim policor dhe Astrit Gashi, ndaj të cilit po ashtu kanë nisur hetimet.

Sipas informacioneve të para, ata po dyshohen se e kanë ndalur një veturë dhe janë prezantuar si polic, duke ia marrë dokumentet personale shoferit. Në bazë të dëshmisë së viktimës, të dyshuarit edhe e kanë kontrolluar.

Përballë kësaj situate, viktima ka njoftuar Policinë dhe ka shpjeguar në detaje atë që kishte ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, është siguruar prezenca e të dyshuarve dhe të njëjtit kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë, ku ndër të tjera e kanë akuzuar viktimën për përcjellje të vazhdueshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme dhe ngritjen e kallëzimit penal ndaj të dyshuarve në drejtim të veprës penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement