Pamje: Anulohet ndeshja, pasi tifozët e armatosur luftojnë në tribuna - Gazeta Express
string(67) "pamje-anulohet-ndeshja-pasi-tifozet-e-armatosur-luftojne-ne-tribuna"

Gazeta Express

10/02/2020 9:19

Pamje: Anulohet ndeshja, pasi tifozët e armatosur luftojnë në tribuna

Gazeta Express

10/02/2020 9:19

Një ndeshje e divizionit të dytë mes Independiente Rivadavia dhe Atlanta në Argjentinë, është anuluar të dielën, për shkak se tifozë të armatosur janë përleshur në tribuna.

Policia nuk kishte qenë në gjendje të garantojë siguri dhe si pasojë ekipet e kanë braktisur ndeshjen, transmeton Gazeta Express.

Gjyqtari i nxori futbollistët jashtë fushës menjëherë pasi e nisi ndeshjen dhe e ndërpreu ndeshjen për 20 minuta për shkak të përleshjes në tribuna, para se ta anulonte atë kur rezultati ishte 0:0.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale shfaqin tifozë të armatosur me thika dhe flamuj duke u djegur prapa njërës prej portave në stadiumin Mendoza.

Sipas mediumit argjentinas të sportit TyC Sports, dy persona janë lënduar në këtë përleshje.

Ky incident është më i fundit në një varg përleshjes së dhunshme brenda dhe përreth stadiumeve të futbollit në Argjentinë, shumica e të cilave ndërlidhen me firmat e huliganëve “barras brava” që janë pjesë e shumë klubeve. /Gazeta Express/  

Advertisement
Advertisement
Advertisement