Edhe pse Shqipëria është vendi që spikat në botë për tolerancën fetare dhe mirëkuptimin mes religjioneve, epoka e informacionit që përhapet përmes rrjeteve sociale, po hedh fijet e para për të ndryshuar situatën. Një përplasje që prej datës 15 gusht ka nisur në rrjetet sociale dhe ende nuk ka përfunduar. E gjitha ka nisur në lokalin-komedi “Corner Comedy” në kryeqytet, ku njëri prej komedianëve që është çuar në skenë, në humor e sipër ka bërë një shaka me ezanin e besimit mysliman.
“Këngë të papërshtatshme për të konkurruar në Top Fest”,-thotë ai dhe në sfond nis të dëgjohet ezani. Në këtë moment, të pranishmit në “barin komedi”, kanë nisur të qeshin.
Kjo duket se nuk iu ka pëlqyer besimtarëve myslimanë të cilët e kanë ngritur këtë shqetësim në rrjetet sociale. Shqetësimit iu është bashkuar imami Ahmed Kalaja, i cili ka kërkuar reagim edhe nga institucionet. “Lutje për të gjithë qytetarët edhe rininë për bojkot masiv të këtij lokali ku pronarët lejojnë talljen me fenë.”,-shkruan Kalaja në rrjetet sociale.
Denoncimi i plotë i Ahmed Kalasë:
DENONCIM PUBLIK!!! Denoncoj publikisht personin edhe lokalin në fjalë; për tallje me simbolet e fesë. Për nxitje të urrejtjes fetare. Për diskriminim publik të fesë islame. Për nxitje të islamofobisë në ambientet publike. I bëj thirrje edhe shpresojmë në një reagim të menjehershëm të organeve kopetente;
1- Policia e Shtetit.
2- Prokuroria.
3- Anti-Terrori.
4- Institucionet Fetare & Ndërfetare.
Lutje për të gjithë qytetarët edhe rininë për bojkot masiv të këtij lokali ku pronarët lejojnë talljen me fenë. Lutemi që dikush mos ta përdorë këtë ngjarje të fëlliqur si një arsye e një reagimi jo fetar apo jo qytetar i cili do të dëmtojë shumë më shumë imazhin e Islamit se sa vetë kjo poshtërsi. Reagimi ynë duhet të jetë sa më qytetar edhe duke denocuar në institucionet përkatëse. Feja Islame smund të bëhet pis nga llumi, sepse ajo është e kthjellët si vetë lumi.
Por çfarë ka ndodhur më pas? Kaq ka mjaftuar që disa besimtarë myslimanë të shkojnë pranë ambienteve të bar Corner Comedy. Por lokali është mbyllur dhe vazhdon të jetë i mbyllur për ditë të tëra. Në disa postime në Facebook, besimtarët thonë se kanë shkuar paqësisht dhe se duan vetëm të pinë një ”kafe”.
“O vëllezër myslimanë jemi te lokali, po këto maskarenjtë e kanë mbyll lokalin. Ju na keni ofendu, ne kemi ardh thjesht me pi një kafe. Flet tjetri: Selam Alejkum, ne si kena ngacmu, ama dhe nuk i lejojmë a kupton se kemi a kupton krejt mjetet për me i bo atë që si pret mendja. S’kanë vdek djemtë dhe burrat myslimanë. Këtu na kanë ditë e natë derisa të kërkojnë falje.”-thonë ata.
Ndërkohë që lokali ka humbur çdo gjurmë fizike. Të vetmet reagime që vijnë janë përmes rrjeteve sociale, ku ata publikojnë videot e besimtarëve myslimanëve që shkojnë pranë lokalit të tyre, duke shprehur se ndihen të kërcënuar për jetën.
“Ne e fshimë ju e postoni. Ne e fshimë ju e postoni”. The Joke, këngë të papërshtatshme për të konkurruar në Top Fest: Ezani. Sepse: 1. Ezani nuk është këngë. Të deklarosh të dukshmen. Kërkoni për të, lexoni për të, pyesni për të. Ne nuk kemi tallur religjionin tuaj. Ne nuk kemi ofenduar simbolet tuaja të shenjta. Ne kemi hequr përzemërsisht videoen tonë të kësaj shakaje si shpresë për të ndaluar urrejtjen. Gjithçka që kemi marrë për 48 orët e fundit është injorancë dhe kërcënime me vdekje”, -sqaron për të disatën herë lokali në Instagram.

Besimtarët nga ana tjetër nuk tërhiqen duke u zotuar se do të shkojnë përditë dhe përnatë në lokal për të parë nëse do të jetë hapur. Të shpresojmë që gjithçka do të mbyllet paqësisht.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...