Aksidenti i rëndë në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik, vdes një 76-vjeçar dhe lëndohet 23 vjeçarja që drejtonte makinën - Gazeta Express
string(120) "aksidenti-i-rende-ne-magjistralen-hani-i-elezit-kacanik-vdes-nje-76-vjecar-dhe-lendohet-23-vjecarja-qe-drejtonte-makinen"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2023 12:07

Aksidenti i rëndë në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik, vdes një 76-vjeçar dhe lëndohet 23 vjeçarja që drejtonte makinën

Lajme

Gazeta Express

13/05/2023 12:07

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik pak pas mesnatës, ku si pasojë ka vdekur një 76-vjeçar dhe është lënduar një 23-vjeçare, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi shoferi ka humbur kontrollin mbi veturë, ka kaluar në anën e kundërt të lëvizjes, ka rënë në hendek dhe ka përfunduar në hekurudhë.

“Më datën 13.05.2023 në ora 00:06 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i quajtur ” Kulla me qeshmë”  ka ndodhur një aksident komunikacioni,  e përfshirë një veturë me targa vendore. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, derisa vetura po qarkullonte nga Hani i Elezit në drejtim te Kaçanikut dhe me të arritur tek vendi i quajtur ,,Kulla me qeshmë ’, për çështje të panjohura humb kontrollin mbi veturë dhe kalon në anën e kundërt te lëvizjes, bije në hendek dhe përfundon në hekurudhë. Për pasojë e këtij askidenti në vendin e ngjarjes humb jetën pasagjeri Q.S (M/K) i moshës 76, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët lujdestar, ndërsa lëndime trupore pëson shoferi Xh.S (F/K) e moshës.23 vjeçare, e cila pasi merr ndihmën e parë mjekësore në Kaçanik, për tretman të mëtutjedhëm mjekësor dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.

Advertisement
Advertisement
Advertisement