Tkurret buxheti për ushtrinë shkaku i pandemisë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

08/08/2020 12:53

Me i fundit

dpt

Tkurret buxheti për ushtrinë shkaku i pandemisë

Lajme

Gazeta Express

08/08/2020 12:53

Sektori i shëndetësisë dhe ai i ekonomisë e kanë tkurrur buxhetin për ushtrinë.

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi, ka thënë se rishikimi i buxhetit i hap rrugë përfundimit të obligimeve që kanë mbetur nga pakoja emergjente dhe implementimit të programit për rimëkëmbje ekonomik, por se nuk lë prapa as FSK-në.

Krasniqi ka thënë se po bëjnë përpjekje për ta prioritizuar shëndetësinë dhe ekonominë, gjatë kësaj kohe kur vendi po përballet me pandeminë.

Derisa buxheti është ulur për 5.5 milionë euro për ushtrinë, Krasniqi deklaron se asnjë projekt nuk është hequr prej buxhetit 2020, ndërsa për sektorin e mbrojtjes mund të ketë shkurtime si numër në krahasim me buxhetin paraprak, transmeton kp. 

“Mund të ketë shkurtime edhe te FSK-ja si numër në krahasim me buxhetin origjinal, por kjo nuk do të thotë që ne ia kemi pamundësuar FSK-së t’i realizojë objektivat e veta. Në dy-tri vitet e fundit zakonisht FSK-ja, mjerisht buxhetin në investime deri në tetor është realizuar shumë pak”, thekson Krasniqi.

Ndërsa, pas dekretimit të Ligjit për buxhetin, ai ka treguar se pagat nga 170 euro, të Pakos Emergjente për punëtorë dhe kategori të tjera do të paguhen nga dita e hënë.

“Të gjitha obligimet fillojnë të implementohen prej të hënës dhe besoj deri në fund të javës pjesa më e madhe e obligimeve do të përfundoj. Pastaj fillojmë me masat që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen ekonomike që është një proces që do të filloj tash e do të përfundoj vitin e ardhshëm”, tha Krasniqi.