Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dënuar me 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, për tjetërsim të paligjshëm prone në zonën e Livadhës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Goro do të vuajë 1 vit e 4 muaj heqje lirie dhe nuk mund të mbajë funksione publike për 5 vite.
I dënuar është edhe Vasillaq Strakosha me 1 vit burg me shërbim prove për 2 vite dhe ndalim të funksioneve publike për 5 vite.
SPAK e akuzon Goron se në vitin 2016 dhuroi në mënyrë të paligjshme 4,263 m² tokë Arqile Bollanos, i cili kishte përfituar më parë një tjetër sipërfaqe prej 7,700 m². Kallëzimi u bë nga Fredi Beleri.
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...