Tjetër lojtar pozitiv me COVID-19 te Real Madridi - Gazeta Express
string(49) "tjeter-lojtar-pozitiv-me-covid-19-te-real-madridi"

Tjetër lojtar pozitiv me COVID-19 te Real Madridi

Sport

Gazeta Express

28/07/2021 16:32

Tjetër lojtar me koronavirus te Real Madrid.

Javën e kaluar rezultoi pozitiv Karim Benzema, i cili është izoluar dhe ndodhet në karantinë.

Lexo Edhe:

Ditën e sotme ka dalë pozitiv edhe David Alaba, një nga afrimet e “Los Blancos” në merkato. Lajm i keq për “xholin” austriak, i cili duhet të nisë karantinën.

Real Madrid komunikon se lojtari ynë David Alaba ka rezultuar pozitiv me Covid-19“, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit spanjoll.

Alaba i dha fund aventurës me Bayern Munchen dhe zbarkoi në kryeqytetin spanjoll si lojtar i lirë. 29-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.