Tjetër kërcënim rus pranë territorit të NATO, ngrihen në fluturim avionët - Gazeta Express
string(72) "tjeter-kercenim-rus-prane-territorit-te-nato-ngrihen-ne-fluturim-avionet"

Tjetër kërcënim rus pranë territorit të NATO, ngrihen në fluturim avionët

Lajme

Gazeta Express

18/03/2023 21:40

Avionët luftarakë britanikë dhe gjermanë kanë pikasur për të dytën herë brenda një jave avionë rusë që fluturonin pranë hapësirë ajrore estoneze dhe i kanë shoqëruar ata deri sa u larguan.

Lajmi u dha nga forcat britanike ajrore, të cilat sipas CNN pikasën një avion rus Tu-134 që shoqërohej nga dy avionë luftarakë Sukhoi Su-27 Flanker dhe një mjet ajror transportues AN-12 Cub.

Lexo Edhe:

Forcat britanike gjithashtu shtuan se do të qëndrojnë përkrah vendeve aleate të NATO gjatë këtyre kohëve të tensionuara.

Javën e fundit janë shënuar disa incidente në ajër që kanë përshkallëzuar dhe më tej përballjet mes Perëndimit dhe Rusisë.

Avionët rusë u pikasën edhe njëherë pranë kufirit estonez, ndërkohë që një dron amerikan u rrëzua në Detin e Zi pas manovrave të një mjeti fluturues rus.