Tjetër histori dashurie për Yamal? Këngëtarja gjashtë vjet më e madhe shfaqet me fanellën e yllit të Barçës - Gazeta Express
string(106) "tjeter-histori-dashurie-per-yamal-kengetarja-gjashte-vjet-me-e-madhe-shfaqet-me-fanellen-e-yllit-te-barces"

Futboll

Gazeta Express

11/08/2025 16:01

Tjetër histori dashurie për Yamal? Këngëtarja gjashtë vjet më e madhe shfaqet me fanellën e yllit të Barçës

Futboll

Gazeta Express

11/08/2025 16:01

Këngëtarja e njohur argjentinase, Nicki Nicole, ka rikthyer në qendër të vëmendjes thashethemet për një lidhje romantike me yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, pasi u pa e veshur me fanellën Nr.10 të tij gjatë ndeshjes miqësore të Joan Gamper Trophy kundër Como-s.

Nicole, 24 vjeç, ishte mes spektatorëve VIP në stadiumin Johan Cruyff, e shoqëruar nga tre miq të tjerë që gjithashtu mbanin fanellën e Yamal.

Marrëdhënia e tyre e supozuar është komentuar gjerësisht pas daljes së përbashkët në festën e 18-vjetorit të Yamal në korrik, ku sipas raportimeve të mediave spanjolle, ata u panë duke ndarë një puthje.

Që nga ajo kohë, dyshja është parë rrallë bashkë, pasi Barcelona ishte në turin para-sezonal në Azi dhe Nicole po fokusohet në karrierën e saj muzikore.

Megjithatë, shfaqja e saj publike me fanellën e tij ka ndezur sërish diskutimet në rrjetet sociale dhe mediat spanjolle, të cilat sugjerojnë se mes tyre ka më shumë se miqësi.

Me mbi 21 milion ndjekës në Instagram dhe një bazë të madhe fansash në Amerikën Latine e më gjerë, Nicole e ka shtuar edhe më tej vëmendjen mbi Yamal, i cili këtë sezon pritet të jetë një nga figurat kyçe të Barcelonës në mbrojtjen e titullit të La Liga-s, shkruan Top Channel.

Deri tani, as Yamal dhe as Nicole nuk kanë komentuar publikisht mbi thashethemet e romancës.