Tjetër gjysmëfinale mes Trepçës e Prishtinës - Gazeta Express
string(44) "tjeter-gjysmefinale-mes-trepces-e-prishtines"

Sport

Gazeta Express

09/05/2023 20:31

Tjetër gjysmëfinale mes Trepçës e Prishtinës

Sport

Gazeta Express

09/05/2023 20:31

Trepça e Prishtina do të takohen në tjetër gjysmëfinale të rëndësishme.

Pasi u përballën në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, dy skuadrat me traditë takohen edhe në gjysmëfinale të garave të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Ndeshja e parë luhet të mërkurën prej orës 19:00, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Trepça e Prishtina kanë luajtur ndeshje të forta dhe interesante gjatë gjithë edicionit. Kështu ishte edhe të shtunën në Prishtinë dhe njëjtë pritet të jetë edhe të mërkurën mbrëma në Mitrovicë.

Trepça e ka përfunduar kampionatin e rregullt në pozitën e dytë dhe do ta ketë përparësinë e terrenit në ndeshjen e tretë eventuale. Prishtina në kampionatin e rregullt përfundoi e treta.

Skuadra mitrovicase të dielën e fitoi Kupën e Kosovës, për herë të parë pas 21 vjetësh.

“Xehetarët” do të mundohen të përfitojnë nga momenti pozitiv, por Prishtina udhëton me plane tjera për në Mitrovicë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement