Tjetër episod mes çiftit presidencial francez, Brigitte “injoron” Macronin në aeroportin e Londrës - Gazeta Express
string(95) "tjeter-episod-mes-ciftit-presidencial-francez-brigitte-injoron-macronin-ne-aeroportin-e-londres"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 17:28

Tjetër episod mes çiftit presidencial francez, Brigitte “injoron” Macronin në aeroportin e Londrës

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 17:28

Gjatë mbërritjes së çiftit presidencial francez në Britani për një vizitë zyrtare tre-ditore, Brigitte Macron duket se refuzoi ndihmën e bashkëshortit, presidentit Emmanuel Macron, ndërsa po zbriste nga avioni.

Gjatë zbritjes në aeroportin Northolt, Brigitte qëndroi e rezervuar, u mbështet te kangjellat për zbritje, ndërsa Macron ia ofroi dorën – por ajo e refuzoi.

“Brigitte mbajti një qëndrim të rezervuar ndaj bashkëshortit të saj, por u duk e ngrohtë ndaj publikut britanik”, shkruan New York Post.

Më pas, çifti u prit në Kështjellën Windsor nga Princi William dhe Kate, dhe më vonë nga Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla gjatë pjesës kryesore të vizitës.

Presidenti Macron pritet ta mbajë një fjalim në Parlamentin britanik, si edhe do të marrë pjesë në një banket shtetëror në Londër.

Në maj të këtij vitit çifti presidencial mori vëmendjen e publikut, kur zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, u kap nga kamerat duke i dhënë shuplakë bashkëshortit të saj, presidentit Emmanuel Macron.