Tjetër mrekulli nga Bersant Celina - Gazeta Express
string(33) "tjeter-asist-nga-bersant-celina-2"

Gazeta Express

27/09/2020 16:29

Tjetër mrekulli nga Bersant Celina

Gazeta Express

27/09/2020 16:29

Bersant Celina ka filluar të lërë gjurmë në skuadrën e re, Dijon, pasi e ka regjistruar një tjetër asist, të dytin në ndeshjen e dytë si titullar në Ligue 1.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës harkoi bukur nga këndi, ku më së miri në zonë u gjend, Bruno Ecuele Manga, që e dërgoi topin në rrjetë për 2-1 në minutën e 60’ dhe e kaloi Dijonin në epërsi kundër Montpellier në një ndeshje të Ligue 1 që po zhvillohet momentalisht në Dijon, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

24-vjeçari, i cili debutoi për Dijon para tri jave kundër Brest, është duke luajtur titullar për takimin e dytë më radhë.

Dy minuta më vonë, Celina përkundër paraqitjes së mirë, u zëvendësua. /Gazeta Express/