Tjetër aksident në Prizren, vetura ndeshet me motorçiklistin – lëndohet një person - Gazeta Express
string(79) "tjeter-aksident-ne-prizren-vetura-ndeshet-me-motorciklistin-lendohet-nje-person"

Gazeta Express

25/07/2020 11:11

Tjetër aksident në Prizren, vetura ndeshet me motorçiklistin – lëndohet një person

Gazeta Express

25/07/2020 11:11

Një aksident mes një veture dhe motori ka përfunduar me lëndimin e personit që drejtonte këtë të fundit, rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Togeri i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

Lexo Edhe:

“Rreth orës 06:53 ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një veture  dhe një motoristi , ku si pasojë e aksidentit drejtuesi i motorit ka pësuar lëndime dhe pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar për në shtëpi. Deri te aksidenti kishte ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit i cili duke marrë kthesë në anën e  majtë nga rruga “Ekrem Rexha” në drejtim të udhekryqit kishte goditur motorçiklistin që si pasojë kemi lëndime dhe dëme materiale në automjet dhe motoçikletë. Rasti është duke u trajtuar nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren”, konfirmoi Osmanollaj.

Sot në Prizren ndodhi edhe një aksident me fatalitet, një grua është goditur nga një furgon duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.