Botime të reja në Librarinë Artini- Toena - Gazeta Express
string(37) "titujt-e-ri-ne-librarine-artini-toena"

Arte

Gazeta Express

27/04/2022 15:37

Botime të reja në Librarinë Artini- Toena

Arte

Gazeta Express

27/04/2022 15:37

Ju prezantojmë botimet më të reja të shtepisë botuese Artini- Toena për këtë muaj.

Vera e shpirtit- Vlora Obërtinca

Autorja Vlora Obërtinca në librin e saj “ Vera e shpirtit” e ka paraqitur jetën reale, pa lajle lule.

Ajo e ka zhveshur individin nga maska e luksit, e lumturisë false dhe e ka dhënë ashtu si është. E ka marrë për dore dhe e ka ulur diku, duke ia prekur telat e zemrës, duke ia çelur dritën e fikur në shpirtin e tij, i ka kthyer vetëbesimin, se pavarësisht nga gjithçka, ti je i zoti, ti ke forcë, ke këmbë, jo vetëm për të ecur, por për të vrapuar. I jep çelësin në dorë, që do të hapë dyert e jetës, dyert e suksesit dhe dyert e lumturisë.

Autorja jep rrugën që duhet të ndiqet, për të arritur ekuilibrin në mes të mendjes trupit dhe shpirtit, për të gëzuar më tutje jetën, sfidë me të cilën po përballet pothuajse secili nga ne .Ajo ia ndriçon rrugën jetësore njeriut duke i treguar konkretisht se si ti përballet me problemet e jetës, si ti tejkalojë ato, dhe si të ngritet fuqishëm në këmbë sërish, duke e ofruar sa më shumë njeriun me jetën dhe bukurinë e të jetuarit duke e përdorur dashurinë dhe mendimin pozitiv.

Michel Foucault – Las meninas

Michel Foucault është një mendimtar e historian i pazakontë. Filozofia e tij e orientoi mendimin drejt arkeologjisë së shtresave të dijes dhe qëmtimit arkivor. Nën këtë dritë e zhbiron edheai tablone Las Meninas, Kryevepren e Diego Velázquez. Në këtë pikturë, filozofi dallon një moment tranzitor, dhe risinë që shkaktoi artisti spanjoll në raportin realitet-pasqyrim, çka përbën dhe vlerën më thelbësore të pikturës që ekzistonte para tij. Në këtë ese, Foucault kalon përmes Velásquezit për të marrë rrënjësisht në shqyrtim çështjen riprezantimit, si karakteristikë tipike të pasqyrimit figurativ. Edhe pse duke anashkaluar disi historinë e artit, Foucault mbolli në mendimin perëndimor punën për ta zhbiruar thellë këtë koncept bazë: représentation. Efektet e saj prekin tashmënjë sërë domenesh nga arti e teatri deri te politika e mjekësia. Veçanërisht kjo ese mbi Las Meninas, zbulon mënyren e re të të Kuptuarit të pikturës si imazh. Me engimën e tablose së Velasquezit, filozofit francez ndërtoi një analizë madhore, me këtë tekst elegant e tepër të veçantë.

Julian Barnes – E vetmja histori

Një verë, në vitet ’60, në një lagje të pasur në periferi të Londrës, nëntëmbëdhjetëvjeçari Pol kthehet në shtëpi nga universiteti dhe nxitet nga mamaja të anëtarësohet te klubi i tenisit. Atje ai luan në partneritet me Suzan Macleod, dyzet e tetë vjeç, me vetëbesim, me humor dhe e martuar me dy vajza thuajse të rritura.

Dekada më vonë, Poli sheh pas në kohë se si ata ranë në dashuri dhe se si, gradualisht, por pa ndërprerje, çdo gjë u bë copash. Ndërsa kthen dhe rikthen historinë e tij në mendje, duke e ekzaminuar atë nga këndvështrime të ndryshme, ai e gjen veten të përballur me kontradikta dhe me rrëshqitjet e vetë memories së tij, si dhe mënyrave se si narrativa dhe jeta ndikojnë njëra-tjetrën. Prekës, i gjallë dhe i thellë, E vetmja histori është një roman mbi memorien, përkushtimin dhe mënyrën se si dashuria e parë e përcakton një jetë përgjithmonë.

Raphaelle Giordano – Jeta jote e dytë fillon kur e kupton se ke vetëm një

Në moshën 38 vjeçare një grua nga Parisi, Camille ka gjithçka që i nevojitet për të qenë e lumtur, ose ashtu duket: një punë të mirë, një burrë qe e dashuron, një djalë të mrekullueshëm. Pse pra asaj i duket se lumturia i ka rrëshqitur nga duart? Krejt që ajo dëshiron është të gjejë paqe dhe lumturinë.

Kur Claude, një burrë francez i cili duket se merret me rutinën për ta ndryshuar, i ofron këshilla se si mundet edhe kjo të këtë sukses në këtë aspekt, ajo fiton mundësinë me të dyja duartë. Udhëtimi i Camill-es është përplot surpriza arratisjesh e ngjarje me kuptim të thellë, fillon ta ndryshoj jetën e vet për mirë dhe t’i plotësoj gjithë ëndrrat e saj hapë pas hapi.

Libri është zgjedhur “bestseller” në Francë.

/Gazeta Express