Titistë e Enveristë nëpër subjekte politike, Latifi: Partitë nuk zgjedhin njerëz për vota, as VV'ja - Gazeta Express
string(95) "titiste-e-enveriste-neper-subjekte-politike-latifi-partite-nuk-zgjedhin-njerez-per-vota-as-vvja"

Titistë e Enveristë nëpër subjekte politike, Latifi: Partitë nuk zgjedhin njerëz për vota, as VV’ja

Lajme

Gazeta Express

25/05/2023 22:01

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ende ka njerëz që në të kaluarën kanë qenë pjesë e regjimeve komuniste që janë pjesë të partive politike.

Ai tregon se partitë politike nuk i shikojnë këto në momentin kur kërkojnë persona që mund t’u sjellin vota.

Lexo Edhe:

“Ka titisë e enveristë ende në partitë politike. Partitë nuk zgjedhin njerëz për vota, as VV’ja”, tha ai.

 Ai po ashtu shton njerëz që janë pjesë e gjeneratave të reja, nuk kanë dijeni shumë për atë pjesë të historisë.

“Po të pyetësh dikë nga mosha e re se cka është UDB-ja, ai nuk e di”, thotë ai.

Latifi përmend një person që ka qenë pjesë e regjimit komunist, ndërsa sot një bibliotekë është emërtuar sipas tij.

“Hivzi Sylejmani ka qenë njeriu që ka dënuar me vdekje shqiptarët. Maria Shllakun e shumë të tjerë në vitet 46-47. Ai njeri sot ka një fotografi publike. Është në Mitrovicë. Kjo vazhdimisht prodhon mbulesë e ndalesë. Si rezultat, ne vazhdimisht kemi harresë. Me politikën e harresës mund të krijojmë shumë gjëra tjera. Një amnezi totale që shkakton gjëra tjera”, përfundoi ai. /Gazeta Express/