Tirania e shumicës - Gazeta Express
string(19) "tirania-e-shumices1"

Tirania e shumicës

OP/ED

Gazeta Express

15/02/2021 19:41

Ndonëse rezultati i këtyre zgjedhjeve u konfirmua vetëm pak ore më pare, në mendjen tonë kjo situate nuk ka qenë e pa-imagjinueshme. Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje vie pas një rrugëtimi të gjatë të Kurtit në kërkim të një mbështetje që nuk do t’ia lidhte duart. Ne fakt, Kurti ka arritur ta ngrij vetën në një pozite ku ai është i pa-interrogueshem nga qytetarët e i paprekshëm nga bashkëpunëtorët e tij. Madje, për shume qytetarë, e vërteta objektive mbi veprime të caktuara ekziston vetëm relativisht me individët e përfshirë. Këtë më së miri e pamë para pak ditësh në incidentin e shtëpisë së shëndetit ne Podujeve. Kjo dikotomi shihet edhe në përdorimin e aktakuzave gjyqësore nga zyrtarë e përkrahës të këtij subjekti. Nganjëherë këto shërbejnë si vërtetime për imoralitetin e te akuzuarit; kurse ne raste te tjera, ato thjeshtë demonstrojnë që sistemi juridik është i kapur nga te pa-moralshmit. Dikur një lëvizje politike që bazën e veprimit të saj e kishte ideologjike, pastaj një subjekt politik që dukej se kundërshtonte për hir të kundërshtimit, tani i ngjan një kulti që çliron të kapurit e afërt dhe dënon sunduesit e së djeshmes. Të paktën kështu ngjan pas përqafimit të gjithfarë njerëzve në parti. Me të vërtetë duket se ky vizion për Kurtin si Messiah ka krijuar një hegjemoni në diskursin publik. Çdo kundërshtim takohet me bërtitma e sharje nga përkrahësit radikalë të çkapjes duke shndërruar sferën publike në një dhome jehonash. Ndoshta kauza e këtyre grupeve është e arsyeshme; ndoshta Kurti është shpëtimtari që do ta vë Kosovën ne binarë. Ndoshta censurimi i atyre qe tentojnë të zbejnë këtë fitore është thjeshte çmimi qe do paguante një utilitarist. E gjithë kjo mbetet vetëm konjekturë, por ju lus që për këto jave, muaj, vite të keni parasysh disa gjëra kur shqyrtoni Lëvizjen Vetëvendosje si force udhëheqëse në Kosovë.

Fillimisht, duhet te shqyrtohet impakti social qe kjo hegjemoni do te ketë në një pakice mendjesh që tentojnë të mbajnë qëndrim të nuancuar për telashet tona. Ne letrën federaliste numër 51, James Madison flet për detyrën e republikës jo vetëm si mbrojtëse te shoqërisë nga sundimi i qeverisësve por për mbrojtjen e një pjese të shoqërisë nga opresioni i një pjese tjetër shumicë. Ndonëse, liderët e së kaluarës janë akuzuar për të parën, këta te se ardhmes mund te kontribuojnë në të dytën. Lëvizja Vetëvendosje ka praktikisht një shumice të thjeshtë së bashku me një përkrahje më të zëshme se secili subjekt tjetër politik. Këto rrethana, së bashku me diskursin e krijuar për të ashtuquajturit kapës të shtetit, mund te sjellin një uniformitet mendimi që shtyp secilën kritikë. Krijimi i kësaj klime nuk është aspak i rastësishëm. Lëvizja Vetëvendosje ka qenë mjaft e vetëdijshme që po promovon polarizim shoqëror përmes diskursit, që fillimisht mund të duket jo-problematik. Për të ilustruar, Vetëvendosje i është referuar këtyre zgjedhjeve si referendum. Kjo pa dyshim ka të bejë me faktin që ata nuk e shohin asnjë parti tjetër si të denjë për çlirimin tonë nga kapësit e shtetit. Megjithatë, nën nivelin sipërfaqësor, kjo gjuhe nxit njëjar tiranie të shumicës – idenë që në këtë kauze të gjithë janë kundër nesh dhe fitorja e thjeshte nuk është fitore. Problemi lind kur ata, që me të vërtete shohin dike si shkaktar të çdo padrejtësie e tjetrin si atë që do të vendos themelin e një utopie, dalin jashtë kësaj dhome jehonash në një shoqëri të mendimit jo-homogjen. Ndonëse kjo diskrepancë do shihej vetëm nëse diskursi politik do të ishte në të vërtetë jo-homogjen, argumenti për totalitarizëm është aq i trashe sa totalitarizmi është i rrezikshëm. Por ideja që njerëzit janë te mire apo te këqij ne baze të bindjeve të tyre politike, shpie në ankth social që nuk le vend për mospajtime. Është pikërisht kjo tirani e shumicës që shfaqet kur ata që ndiheshin te dëbuar korrin fitore mbi dëbuesit. E siç thotë John Stuart Mill, ‘Tirania e turmës, është tirani e shumëfishuar.’ Për këtë, duhet ruajtur origjinaliteti i mendimit dhe të evitohet manipulimi nga tjetri.

Lexo Edhe:

Gjëja tjetër që duhet shqyrtojmë nuk është, në fundament, politike. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar politikanët ta përdorin atë për qëllime politike. Kjo ka të beje me mënyrën se si ne shohim shtetin dhe obligimet e tij ndaj nesh. Duket se komunizmi na la një barrë në kurriz që asnjëherë nuk arritëm ta vërejmë. Nga shumica e qytetarëve, dhe nga Vetëvendosje si parti politike, obligimet e shtetit përfshijnë mirëqenien e qytetarëve pa kompromis. Kjo mund te duket si e dhëne, por në të vërtetë diçka e tille shpesh sjell jo-produktivitet dhe përtaci te pa-shërueshme. Në bisedat e mija me të njerëz në Kosovë, disa fraza dëgjohen më shpesh se çdo duhej: ‘Te gjithë janë të korruptuar’, ‘Veç me të njohshëm’, apo ‘nuk ka shtet, se …’  merren si aksiomatike për të arsyetuar pa-aftësinë individuale. Ndonëse mundësitë nuk janë te barabarta për të gjithë, ato nuk janë te barabarta askund. Ndonëse sistemi arsimor ka probleme serioze, kjo nuk arsyeton mos-suksesin në at’ sistem. Ndonëse të drejtat e punëtorëve në sektorin privat nuk respektohen në plotësi, sektori publik nuk duhet të shihet si zgjidhja e vetme. Në një shoqëri produktive, secili qytetar e sheh veten si faktorin kryesor për statusin e tij financiar e shoqëror. Nëse pritshmëritë tona janë qe dikush tjetër të na ngrij lart në vend se të kapim veten për lidhëset e këpucëve dhe ta bëjmë këtë vet, do të mbetemi në fund të gropës ku ndodhemi. Problemi im më i madh me lëvizjen vetëvendosje qëndron në këtë pike. Përmes fajësimit të pushtetarëve të së djeshmes për çdo problem momental, kjo ide thjeshte është cementuar në mendjet e qytetareve tanë. Madje, ky fenomen është oksimoron në vete. Lëvizja Vetëvendosje të jetë kundër idesë që vendimet personale janë faktori kryesor në situatën personale me të vërtetë tingëllon si ato fjalitë kontradiktore të regjimeve fiktive neper novela distopiane. Megjithëkëtë, në diçka besoj qe pajtohemi te gjithë, fati i kësaj qeverie do të varet nga Albin Kurti më shumë se çdokush tjetër. E gjersa ne përcjellim secilin vendim te kësaj qeverie, ju lus te keni parasysh qe fatin tone, me shume se çdokush tjetër, e kemi ne dorë vet.

Valerius

Autori i njohur për redaksinë