Biznesmeni 56 vjeçar Bujar Nasufi, që u ekzektua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë është pronar i një mobilerie.
Nasufi së bashku me vëllanë e tij, ishin bashkëpronar të mobilerisë, e cila ndodhej shumë pranë vendngjarjes, afër rrugës “Irfan Tomini”.
Biznesmeni rezulton pa precedent penalë. Autori/ët kanë qëlluar në drejtim të automjetit të tij, sapo Nasufi ka qenë duke hyrë në banesë. Më pas janë larguar me motor drejt zonës së Selitës.